Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë një ceremoni të organizuar nga Shkolla e Magjistraturës ka inkurajuar gjyqtarët dhe prokurorët e rinj për drejtësinë e re duke u thënë se kanë të gjithë mbështetjen e BE-së
“Të gjitha arritjet e Reformës në Drejtësi të konsolidohen më tej, jo vetëm në aspektin ndëshkues për luftën ndaj korrupsionit por edhe luftën paralajmëruese. Është e rëndësishme që mos të lëmë pas frymën e Reformës në Drejtësi duke marrë parasysh dhe element që mund ta përmirësojnë ose ta pengojnë zbatimin e saj dhe është e rëndësishme që ta mbrojmë. Keni të gjithë mbështetjen tonë” tha Gonzato.