-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në takim me shqiptarët e Miçiganit: Patriotizmi bën diasporën më të fuqishme

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u takua me shqiptarët e Miçiganit, duke theksuar se patriotizmi i tyre e ka bërë këtë diasporë një prej më të fuqishme në botë.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen që diaspora ka dhënë gjatë historisë, veçanërisht në lirinë e Kosovës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Përshëndetjet e mia më vëllazërore për secilin që jeni sot në atë sallë, mirënjohje të pakufishme për praninë tuaj.

Përshëndetje të përzemërta zoti Nik Gjonaj, imzot Prek Kalaj, zotit Eduart Alikaj.

Përshëndetje të përzemërta Belind dhe të gjithë të pranishmëve.

Jam i emocionuar nga ky takim në distancë me ju përfaqësuesit e diasporës dhe emigracionit shqiptar në Miçigan.

Në Miçigan kam zhvilluar një nga takimet më të para në muajt e parë të karrierës time politike dhe kam gjetur aty mbështetjen më të fuqishme për PD-në në betejën e përmbysjes së diktaturës komuniste.

Ruaj me shumë mirënjohje pritjet, takimet që ishin për ne një mbështetje e madhe.

Por emigracioni dhe diaspora e Miçiganit kanë luajtur një rol thelbësor dhe në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Shumë herë e kam pyetur veten, si ka mundësi, pse diaspora shqiptare krahasuar me të tjerat, numerikisht më e vogël, krahasuar me pasuritë e të tjerave, më pak e pasur, por arrin të luajë një rol më të madh në historinë e vendit se sa diaspora e shumë e shumë vendeve të tjera.

Se si ajo arrin të paraqitet dhe të dalë në ballë të përpjekjeve të kombit për lirinë dhe dinjitet kombëtar.

Përgjigjja është vetëm një, është atdhetaria, është shqiptarizmi, është patriotizmi i shqiptarëve në Miçigan dhe SHBA që i bën ata një nga diasporat më të fuqishme në çështjen shqiptare dhe çështjet e kombit të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit