-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ju s’e latë kurrë Kosovën vetëm’- Osmani-diasporës: Regjistrohuni, votoni në zgjedhjet e reja!

Kryesoret

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një video-postimi në rrjetin e saj facebook i ka bërë thirrje diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Postimi i Omsanit

E keni dëshmuar në të kaluarën, e po e dëshmoni edhe sot, ju asnjëherë nuk e latë Kosovën vet. Edhe tani, atdheu ka nevojë për ju, për fjalën tuaj, për përkushtimin tuaj, për pjesëmarrjen tuaj. Më 7 qershor, ju duam përsëri bashkë. Ejani në Kosovë, ose regjistrohuni për të votuar.  Për gjatë pesë viteve që isha në Presidencë, pjesa më e bukur e angazhimit tim kanë qenë pikërisht takimet me ju,  pritjet për ju, diskutimet me ju, festimet e përbashkëta për të arriturat tona të përbashkëta e ndarja e dhimbjes në momentet e rënda si një familje që s’ka kush e ndan sepse kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës. E mbajtët gjallë në  momentet më të rënda, e ringritët atëherë kur ishte e rrënuar e i dhatë shpresë atëherë kur duhej më së shumti. Edhe tani, do ta bëjmë së bashku. Kosovën e kemi të përbashkët pavarësisht ku jetojmë. Regjistrohuni, votoni, ndikoni. Ju dua shumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit