Mbrëmjen e sotme në emisonin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për dënimin e Ervin Salianjit.
Kreu i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj tha se Salianjin e kam përballë politikisht, por kjo s’më bën të mos them të vërtetën.
“Të shkojmë te standardi i dyfishtë. Në gjithë jurisprudencën e 20 viteve të fundit, s’më rezulton të jetë mbajtur një praktikë e dënimit me burg në kushtet e Salianjit, i padënuar më parë, mbi faktin që është bërë debati ka pas të drejtë, se ai ishte i dënuar. Fakti është i vërtetë në finale. Edhe nëse e ka konsumuar veprën në kuptim të ligjit, rrezikshmëria ka qenë e ulët. Parashikohet gjobë ose burg deri në 5 vjet. Praktika e mëparshme ka mbajtur variantin e gjobës. Si ka mundësi drejtësia jonë në një rast të tillë për një denoncim publik të vërtetuar shkon nga ana e burgut dhe jo e dobët e dispozitës. Të nesërmen GJL e ktheu në apel çështjen e PD, çfarë është ky standard i dyfishtë. Fut Salinajin në burg, po e ka shkel po, dënoje me gjobë.”, u shpreh Lapaj