-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj-Sula-Zhupa-Baçi: Në 7 Tetor të heqim vandalët e korrupsionit

Kryesoret

Deputetët e opozitës deklaron se ajo që nisi sot me zjarr në parlament do të vijojë që të thellohet në ditët në vazhdim për të kulmuar javën tjetër në orën 18 në Tiranë në protestën kombëtare.

Sot ne gjithë opozita, jemi të vendosur, nga i pari tek i fundit, duke lënë cdo ndasi, do të duhet që gjithë opozita, cdo qytetar e ftoj që ditën e hënë në protestën më madhështore që ka njohur demokracia. Pika e fundit që deri kupën ishte burgosja e Ervin Salianjit” tha Dash Sula.

Flaka do i dalë këtij sistemi nëse nuk respekton të drejtat e njeriut” tha Ina Zhupa.

Kjo simbolikë është zjarr kundër korrupsionit, ata janë vandalët e korrupsionit. Ervin Salianjin nuk kanë për ta izoluar, do të jetë pjesë e degës së Fierit. Kjo nuk do të ndalojë” tha Luan Baçi.

Gjekmarkaj bëri thirrje për protestë masive. “Nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë liritë e fituara në dhjetor 1990. Nuk e dorëzojmë pluralizmin, nuk e pranojmë planin ogurzi të shpërbërjes së opozitës.

Salianji i bëri një shërbim publik vendit duke denoncuar narkotrafikun. Nuk bëjmë asnjë koncesion me standardet që kemi fituar. Ditën e hënë do të jemi në rrugët e Tiranës për të mbrojtur pluralizmin dhe demokracinë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit