-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu i bën thirrje popullit iranian: Mos lejoni grupet e teokratëve të shtypin shpresat tuaja

Kryesoret

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu me anë të një video-mesazhi në platformën X ka akuzuar liderët e Iranit se mbajtën fjalime për mbrojtjen e Gazës dhe Libanit.

“Nuk ka askund në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë, nuk ka ku nuk do të shkojmë për të mbrojtur popullin tonë dhe për të mbrojtur vendin tonë. Me çdo moment që kalon, regjimi po ju afron ju, popullin fisnik pers, më pranë humnerës”, thotë Netanyahu.

Më pas ai thotë se Irani kur të jetë i lirë, do të lulëzojë si kurrë më parë.

“Mos lejoni që një grup i vogël teokratësh fanatikë të shtypin shpresat dhe ëndrrat tuaja. Ju meritoni më mirë. Populli i Iranit duhet të dijë se Izraeli qëndron me ju. Jemi së bashku per një të ardhme prosperiteti dhe paqeje,” u shpreh Netanyahu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit