-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD bojkot/ Paloka: Kemi tre kushte, të ngrihet ‘Komisioni i së vërtetës’

Kryesoret

Me Ervin Salianjin në burg, java nisi me aksion për opozitën. E teksa po përgatiten për protestën e javës tjetër, sot opozita nisi bojkotin e komisioneve parlamentare. Deputeti i PD-së, Edi Paloka njoftoi 3 kushte për shumicën socialiste.

“Çështja e parë; reforma zgjedhore, që prej 11 vitesh kjo shumicë nuk pranon që të zbatojë rekomandimet e OSBE-së. Rama dhe opozita shkelin të gjitha të drejtat e opozitës në zgjedhje.

Çështja e dytë; reforma në drejtësi, qytetarët pas kësaj të famshmes reformë në drejtësi, qytetarët përballen me një torturë që nuk e kanë kaluar ndonjëherë. Janë mbi 136 mijë dosje në sirtarët e drejtësisë së re. Me këtë ritëm një qytetari i duhet të kalojë 14.6 vite që t’i zgjidhet, apo t’i mbyllet dhe 10 vite për një çështje penale.

Vetëm pak muaj para zgjedhjeve, tre liderët kryesorë të opozitës; Berisha në arrest dhe Meta-Mediu janë në persekutim publik. Vetëm dy ditë më parë kolegu jonë, u detyrua që të shkojë pas hekurave, vetëm se kishte akuzuar, kishte thënë disa të vërteta për vëllanë e Fatmir Xhafës.

Pika tjetër, e treta që unë përmenda për integrimin është kontratat PPP dhe të tjera korruptive që duhet të zhvillohen me tendera ndërkombëtare, por që janë të gjitha të shkelura nga kjo qeveri dhe mazhorancë. Do të ketë një qëndrim të PD-së për këtë. Do të kemi edhe një propozim të PD-së për atë për lidhjet e krimit me politikën.

Kanë dalë në SKYY ECC, që tregojnë se deri në cfarë niveli deputetët dhe ministra janë të lidhur me krimin dhe aty del sesi funksionon kjo drejtësia e re. Prandaj ne do të kërkojmë ngritjen e një komisioni, që quhet ‘Komisioni i së Vërtetës’ që do të kërkojë që të zbardhë këto lidhje të politikës me krimin.

Në informacionet që kemi ne dalin deputetë dhe ministra të maxhorancës të lidhur me krimin. Nuk ka deputetë të opozitës që të jetë ngatërruar. Është përhapur një informacion i rremë në media për deputetë të opozitës por për atë pikë është një sajesë me qëllim shantazhimin e deputetëve të opozitës për t’i mbyllur gojën.

Unë dhe Tabaku morëm pjesën në komision, të tjerët nuk do të jenë derisa grupi të marrë vendim sot për sjelljen me parlamentin. Morëm pjesë për të paraqitur qëndrimin e PD-së. Vendimet e tjera do të merren sot në 3 për marrëdhëniet që do të kemi me parlamentin.

Nëse na akuzojnë se nuk e duam integrimin, e tha edhe Tabaku e mbani mend për tre ligjet dhe qarkun e Elbasanit, po nuk na dhatë qarkun e Elbasanit, nuk japim tre ligjet.

Apo kur arriti ajo që tha Gramoz Ruci se ne nuk votojmë tre ligjet se kanë rrahur drejtorin e ujësllësit të Tepelenës. Pasi ke burgosur drejtuesit e opozitës tani më thua hajde…Por mbylljen e çështjeve më të nxehta nga drejtësia si inceneratorët dhe porti i Durrësit. Ne nuk do të mbyllim sytë.

A keni mbështetje të ndërkombëtareve?

Këtë nuk e di. Nëse ndërkombëtarët janë kundër luftës që ne propozojmë, lidhjet e krimit me politikës, kundër korrupsionit, janë dakord që në një vit zgjedhor me procese false dhe dëshmitarë fals të mbahen të burgosur liderët e opozitës.

Nuk besoj se do të ketë guxim ndonjë ndërkombëtar edhe ata që marrin rrogën nga Rama dhe Soros që të dalin dhe të kundërshtojnë këto pika.

DASH vit për vit e konsideron qeverinë e Ramës më të korruptuarën në Europë, ky është qëndrimi i ndërkombëtarëve dhe jo i atyre që vijnë bëjnë ndonjë shëtitje këtu dhe bëjnë ndonjë deklaratë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit