Ilir Proda pritet që të jetë drejtori i ri i policisë së shtetit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka vendosur të propozojë drejtorin e Policisë së Elbasanit, Ilir Proda. Kandidatura e Prodës do t’i përcillet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave.
Vendimi përfundimtar për emërimin e tij pritet të merret në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. 43-vjeçari Proda ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, duke mbuluar poste të rëndësishme si në Tiranë, Lezhë, Korçë dhe Elbasan, me përqendrim në hetimin e krimeve të rënda dhe kundër personit.
Kush është Ilir Proda?
Edukimi dhe Formimi Profesional:
- 2002-2005: Akademia e Policisë
Karriera Profesionale:
- Gusht 2005 – Nëntor 2011: Komisariati Nr. 3 Tiranë
- Nëntor 2011 – Mars 2012: Komisariati Nr. 4 Tiranë
- Mars 2012 – Qershor 2013: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit
- Qershor 2013 – Tetor 2013: Policia e Lezhës
- Tetor 2013 – Dhjetor 2014: Shef, Komisariati Nr. 2 Tiranë
- Dhjetor 2014 – Shkurt 2016: Shef, Komisariati Bulqizë
- Shkurt 2016 – Maj 2017: Seksioni për hetimin e narkotikëve, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
- Maj 2017 – Korrik 2019: Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë, Drejtoria e Përgjithshme
- Korrik 2019 – Tetor 2021: Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë
- Tetor 2021 – Mars 2023: Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan
- Mars 2023 – Vazhdon: Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit