-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj Spiropalit, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’

Kryesoret

Deputeti socialist Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me dhunën me sende të forta ndaj Spiropalit në Kuvend. Braçe thotë që demokratët ashtu si sot ulërinin edhe në 21 janar dhe ka shpërndarë videon ku Bardhi thërret “bjerini, bjerini”.

Ai shprehet se demokratët kanë vrarë njerëz, kanë marrë jet dhe nuk e kanë për gjë që të marrin jetë njerëzish.

“Sulmi i sotëm, i dhunshëm, ndaj një gruaje që është kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ishte me sende të forta, të rënda, të mprehta në kënde, për pasojë të rrezikshme. Karriget ne Kuvend peshojne mbi 20 kilogram, kemba e karriges qe u gjuajt aty, rrezikon jetën, kjo ndodhi! Gjithcka eshte falur deri tani, por jeta nuk falet”, shprehet Braçe.

Më tej ai vijon të thotë se “Në anën tjetër, ky është krim i rëndë ndaj e brenda një institucioni kushtetues! Nuk është shpifje, po krim i rëndë ndaj institucionit më të larte Kushtetues në një republike dhe të zgjedhurve nën një mandat kushtetues. Ka ndodhur edhe më parë dhe është falur! Kam një pyetje për Prokurorinë Speciale në këtë vend: duhet të vritet kush apo të digjet institucioni kushtetues më i lartë në vend që të veprojë ligji?”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit