-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dogjën karriget, PS vendos nesër për 24 deputetët e PD-së

Kryesoret

Sekretariati i Etikës mblidhet të mërkurën në orën 15:00 për të vendosur për fatin e opozitës. Grupi i PS i është drejtuar me kërkesë kryetares së Kuvendit për të marrë masa disiplinore ndaj 24 deputetëve pas kaosit të shkaktuar në seancë plenare.

Njoftimi:

Të nderuar deputetë,

Bazuar në nenin 65/2 pika 2 të Rregullores së Kuvendit,

Ju njoftoj se me anë të shkresës   nr. 3634 prot, datë 1.10.2024 të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është paraqitur kërkesa për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Ju njoftoj se Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet  ditën  e mërkurë, datë 2.10.2024, ora 15.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Bashkëlidhur gjeni kërkesën për marrje mase disiplinore

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit