Gjatë operacionit “Territor i pastër” në Shkodër, janë asgjësuar 2532 bimë kanabisi dhe 23.5 kg cannabis në proces tharjeje.
Forcat e Policisë kanë realizuar kontrolle të intensifikuara në të gjithë qarkun, duke gjetur bimët në njësitë administrative Shllak, Pult, Shalë, Postribë, dhe Kastrat.
Puna vijon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.