Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të thërrasë kabinetin e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat kanë ngritur shqetësime në Izrael për ndikimin e mundshëm në sigurinë rajonale.
Sipas mediave izraelite, takimi vjen pasi SHBA dhe Irani kanë sinjalizuar përparim drejt një memorandumi mirëkuptimi, ndërsa disa zyrtarë izraelitë kanë shprehur rezerva për përmbajtjen e mundshme të marrëveshjes.
“Disa nga kushtet e marrëveshjes mund të cenojnë interesat strategjike dhe të sigurisë së Izraelit,” raportoi Channel 12, duke cituar burime nga zyrtarë të lartë izraelitë.









