Policia izraelite njoftoi se persona të armatosur hapën zjarr në kryeqytetin komercial të Izraelit, Tel Aviv, më 1 tetor, duke shkaktuar një numër të plagosurish.
Pamje televizive, të shpërndara në rrjete sociale, shfaqnin persona të armatosur duke dalë nga një stacion i trenit dhe duke hapur zjarr ndaj personave përreth.
Mediat izraelite raportuan se të paktën katër persona u plagosën rëndë. Shërbimi izraelit i ambulancës, MDA, tha se është njoftuar për persona të plagosur nga të shtënat.
Mjekët dhe paramedikët ofruan trajtim mjekësor në vendngjarje për disa persona të plagosur me lëndime të shkallëve të ndryshme, duke përfshirë disa që ishin pa vetëdije, tha MDA-ja./REL