Kordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike Dorjan Teliti me anë të një postimi në rrjetine tij sociale ka reaguar pas lajmit për ngritjen e punës nga Kuvendi për djegien e karrigeve. Teliti shprehet se “Vetëm nga ‘karriget’ ngrejnë grup punë rilindasit”.
Ai thotë se parlamenti shqiptar nuk është më oragani që përfaqëson interesat e shqiptarëve. Më pas ai liston disa pyetje “Pse nuk ngrejnë grupe pune për qindra e mijëra tendera pa garë të zhvilluara në 11 vite?
⁉️Pse nuk ngrejnë grupe pune për qindra mijëra euro që cdo ditë gllabërohen nga inceneratorët fantazëm apo koncesione të tjera të faktuara tashmë si korruptive dhe klienteliste?
⁉️Pse nuk ngrejnë grupe pune për shpopullimin makabër që i ka ndodhur vendit, për 1 milionë shqiptarët që kanë marrë arratinë këto vite?”
Në fund ai i bën thirrje që të gjithë të vijnë në protestë më 7 tetor për Shqipërinë e lirë dhe demokratike, për ngritjen e qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.