-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulsi Manja i drejtohet opozitës: ‘Mobindja Civile’ e Saliut është një lloj rrugaçërie

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me aksionin e demokratëve. Manja e ka cilësuar aksionin e demokratëve si një lloj rrugaçërie ose mosbindje civile e Saliut.

“Kjo “Mosbindja Civile” e Saliut më duket se në thelb është një lloj rrugaçërie apo rrugëtarie jocivile siç do thoshte zonja Duma. Ai e predikon këtë rrugëtari apo rrugaçëri jocivile nga kafazi i arrestit shtëpiak, ku faktikisht nuk e ka mbyllur ndonjë narkoshtet, po e ka mbyllur mosbindja e tij jo civile ndaj organeve të drejtësisë. Që Saliu e ka armën e vet të vjetër politikën e mishit për top kjo dihet qëkur doli në skenë me dy gishta. Dihet edhe që gjithmonë ai ka topin, kurse ata që e ndjekin qorrazi si Salianji me shokë i vejnë në dispozicion mishin.”, shkruan ministri Manja.

Më tej ai shprehet se janë tre fakte ku njerëzit e qarkut të Lezhës e konsiderojnë Sali Berishën si viktimë të ndërgjegjes.

Sipas tiji, e para është përshkallëzimi i hallit familjar të Saliut me drejtësinë, e dyta, rrugaçëria, nuk e ndryshon të vërtetën që Salianji është një i dënua për veprën panale kallëzim të rremë dhe e treta lajthitja e re e dhunshme shfaqet si një kovë e madhe zifti mbi Shqipërinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit