Mbledhja e sekretarit të Etikës është ndërprerë, kjo për shkak të protestave të deputetëve të Partisë Demokratike.
Mbledhja nisi me tensione pas demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.
Deputeti Flamur Noka ka debatuar me Klotilda Bushkën dhe i ka shkulur mikrofonin kryetares së sekretariatit të etikës. Kështu që Bushka ka kërkuar që të ndërpresë mbledhjen.
Në këtë mbledhje do të diskutohej kërkesa e Partisë Socialiste për masat ndaj 24 deputetëve demokratë që shkaktuan tensione dhe kaos herën e fundit në Parlament.