Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, pasi ka denoncuar publikisht disa sms që i kanë ardhur në “Signal”.
Në këtë platformë përmendet emri i Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit dhe kërkoi që SPAK të hetojë.
Teksa Bardhi është futur brenda ambienteve të SPAK, i ka ndodhur edhe një incident. Makina e tij përplasi një motorist që po kalonte rrugën.