Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka uruar komunitetin tonë hebre për Vitin e Ri.
Rama i uron që paqja dhe qytetaria të mbizotërojë mbi territorin dhe egërsinë.
“Duke i uruar komunitetit tonë hebre dhe të gjithë atyre që festojnë Rosh Hashanah një Vit të Ri të qetë dhe të ëmbël. Qoftë ky vit i ri, viti i kthimit të gjithë pengjeve te të dashurit e tyre. Paqja dhe qytetaria mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë”, shkruan kryeministri Rama.