Një konflikt fizik në Fier ka përfunduar me arrestimin e një 40-vjeçari, i cili ka goditur me grushte një tjetër person. Shtetasi A. V. ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia e Fierit arrestoi L. Sh., 40 vjeç, banues në Ndermenas, për veprën penale të dhunës. Sipas njoftimit, ngjarja ndodhi për motive të dobëta.
Materialet janë dërguar në Prokurorinë për veprime të mëtejshme.