Deputeti i Partisë demokratike Dashnor Sula ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale rreth përjashtimit të tij për 40 ditë nga Kuvendi. Duka shprehet se mazhoranca sapo tregoi edhe njëherë se sa frikë e ka opozitën duke përjashtuar për më shumë se një muaj deputetët e saj nga Kuvendi.
“Ky akt provon se mazhoranca ka frikë të përballet me opozitën, ka frikë kur ligjvënësit e opozitës denoncojnë aferat e korruptive dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.”, thotë deputeti.
Më tej ai nënvizon që ky vendim nuk i tremb dhe nuk i step për të vijuar betejën në Parlament dhe në shesh, për të kthyer shtetin ligjor dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.
“Tani nuk ka asnjë surprizë per neve. Kur kontrollohen gjykatat dhe dënohet nje deputet me 1 vit burg per nje gje te pandodhur, sigurisht e dime qe sa ti vij mundësia kjo mazhoranca na do te shkrire. Por i kane bere llogarite gabim”, shkruan Sula.