Në Konferencën vjetore “FSK dhe Partnerët 2024”, zyrtari i NATO-s, Christian Nawrat, theksoi angazhimin e Aleancës për mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Ai garantoi se NATO do të ndihmojë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ngritjen e kapaciteteve, duke theksuar rëndësinë e një force shumëetnike.
Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, vlerësoi profesionalizimin e FSK-së, duke nënvizuar se kjo forcë ka arritur të shmangë provokimet dhe retorikën negative.
Nawrat gjithashtu përmendi rëndësinë e krijimit të një FSK-je gjithëpërfshirëse, që ofron mundësi për të gjithë, pa dallim etnik ose gjinor.
“NATO mbetet e përkushtuar për ta luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e mbarë rajonin. Ne po punojmë, por brenda këtij mandati ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumëkombësh bazuar në mandati e FSK-së, ne luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK.
Aleatët tanë mbesin në të njëjtin synim, që të mbështesin FSK-në për të krijuar një forcë të aftë për t’iu ofruar mundësi individëve pa dallime gjinie e përkatësi etnike. NATO mirëpret përparimin e një FSK me gjithëpërfshirëse”, tha Nawrat.