Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se deri tani janë konfiskuar dhe sekuestruar asete me vlerë rreth 150 milionë euro.
Gjatë Forumit Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit në Tiranë, ai theksoi përkushtimin e SPAK për të vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dumani vuri në dukje se janë ngritur akuza ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë ish-zv/kryeministra, ministra dhe gjyqtarë.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me agjencitë ndërkombëtare për të adresuar problemet e krimit dhe korrupsionit, si dhe për të siguruar një pavarësi të plotë institucionale për SPAK.