Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u ndal te emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Berisha u shpreh se Shqipëria po sundohet nga mafia, krimi që po vendosen në rrugë, qeveri, polici, prokurori, parlament dhe kudo.
“Bandat më të rrezikshme të Shqipërisë përzgjodhën për ministër rendi bastardin e familjes Hoxha, diktatorit mizor, famëzi në të gjithë botën dhe të gjitha kohërat. Bandat, familjet e mafies emëruan drejtorin e përgjithshëm të policisë, famozin Proda, që mbiemër duhej ta kishte Shullazi. I cili, në dokumentet zyrtare figuron në krye të listës së narkokomisarëve të lidhur me krimin, me mbjelljen e drogës, me prishje provash.”, tha Berisha.
Ai theksoi se 7 tetori është dita e revoltës, e kushtrimit dhe mosbindjes civile.