-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjatë shtatorit policia rrugore e Elbasanit arreston 16 shoferë dhe u vë gjoba 6915 të tjerë

Kryesoret

Gjatë gjithë muajit shtator policia rrugore e Elbasanit ka arrestuar 16 drejtues mjetesh dhe ka vendosur rreth 6915 masa administrative.

Drejtuesit e mjeteve janë arrestuar për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit, si drejtimi i makinës në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Ndërsa 3021 drejtues makinash janë gjobitur për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, 960 për parakalime të gabuara, 420 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 214 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjetit.

Gjithashtu janë gjobitur edhe 760 760 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurmit, 84 që drejtonin automjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, 458 për parkime të gabura dhe 998 drejtues për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Ndërkohë policia rrugore e Elbasanit ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit