Një tjetër trofe shtohet në karrierën e Lionel Messi, i cili mori Supporters Shield, kupa për ekipin që grumbullon më shumë pikë në sezonin e rregullt të kampionatit amerikan të futbollit.
Inter Miami mundi 3 – 2 Columbus Crew me Messi, i cili realizoi 2 herë. Në listën e shënuesve ishte edhe Luis Suarez. Ky ishte trofeu i dytë në historinë e Inter Miami i themeluar në 2018, ndërsa për Lionel Messi i 46-ti.
Edhe pse Messi ka patur një sezon me lëndime në 17 ndeshje të kampionatit ka shënuar po aq gola. Synimi i Messi dhe Inter Miami është suksesi në play off dhe një trofe ndërkombëtar me klubin që për president ka ish-futbollistin David Beckham./Tv Klan