Deputeti i PD-së, Flamur Noka nuk e ka kursyer lumin e akuzave nga oborri i parlamentit për shumicën socialiste, që nuk e lejon që të futet brenda.
“Në banjë do t’i mbyll populli këta. Bëjnë vendime për të vjedhur 51 miliardë euro në 11 vite. Ku kanë shkuar këto para. 51 miliardë janë vjedhur nga narkot dhe qajnë për karriget. Këta kanë hall se flakët e karrigeve do përpijnë Surrelin.
Ky është një demonstrim se përse populli të hënën duhet të vërshojë në rrugë. Këta hynë si minj në kuvend nga dera e pasme pasi nuk përfaqësojnë popullin, Drejtorin e Policisë në këtë vend e caktojnë narkot.
A ka vend ku ministrat caktohen nga mafia. Ministri i Mbrojtjes e ka lënë portin e Durrësit në dorën e mafias. Përse mbrohen me qindra gardistë. Iu ka hyrë frika në palcë. Ditën e hënë të gjithë në Tiranë”, tha Noka.