Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnjë-Berat. Drejtuesja 40-vjeçare me iniciale M.Sh., e një mjeti tip Volkaswagen që shërbente si taksi ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është nën kujdesin e mjekëve. Për nxjerrjen e saj është dashur ardhja e zjarrfikësve të qytetit.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen dokumentimin e ngjarjes dhe po disiplinon trafikun.