Numri i të vdekurve nga uragani Helene është rritur në 200, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuarit nga stuhia që pushtoi juglindjen e SHBA.
Më shumë se gjysma e vdekjeve ishin në Karolinën e Veriut, ku komunitete të tëra u shkatërruan nga uragani më vdekjeprurës në kontinent që nga Katrina në 2005.
Qindra njerëz raportohet se janë të zhdukur dhe gati një milion shtëpi janë ende pa energji, gati një javë pasi stuhia arriti në tokë.
“Ndjehem sikur i mbijetova apokalipsit,” i tha BBC-së banorja e Karolinës së Veriut Nicole Rojas. Qindra rrugë mbeten të mbyllura, duke penguar përpjekjet për dërgimin e ndihmave në zonat e prekura.