-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: Garda përveç deputetët pengoi dhe gazetarët, sjellja autoritare është e papranueshme

Kryesoret

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, pas pengimit të gazetarëve nga efektivët e Gardës së Republikës në mjediset e Parlamentit.

Ajo ka dënuar këtë veprim, duke theksuar se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe se cënimi fizik i gazetarëve është e papranueshme.

“Dënoj me forcë pengimin nga forcat e sigurisë të gazetarëve në krye të detyrës për të transmetuar të vërtetën mbi zhvillimet në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë.

Liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe ushtrimi i lirë i profesionit është parakusht për informimin e drejtë dhe në kohë reale të qytetarëve”, thuhet në reagimin e deputetes Zhupa.

Zhupa ka shtuar se ky incident tregon një rritje të sjelljeve autoritare në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si një shtet personal të një njeriu, pa respekt për Kushtetutën dhe ligjin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit