Kreu i grupi parlamentar Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Niko Peleshit.
Bardhi tha që PS refuzoi 2 herë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai u shpreh se “përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, përrallat me respektin ndaj drejtësisë së pavarur apo vendimet e gjykatave, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë. Nuk mund të ketë një drejtësi me telekomand kundër opozitës, dhe një drejtësi që injorohet kur godet bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Që nga momenti që Kushtetuta u gris për llogari të korrupsionit të Olta Xhaçkës, çdo grimcë e respektit ndaj shtetit ligjor, zhduket.”
Në fund Bardhi nënvizoi se është detyrë dhe mision i opozitës që të reagojë ndaj tentativës së PS për të zhbërë shtetin ligjor dhe për të instaluar shtetin personal të Ramës.