Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u shpreh se 7 tetori po afron dhe është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve.
Berisha tha që kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, lirinë dhe votën e lirë.
“Pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë. Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë. Pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brendshëm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama. Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rinjtë, për fëmijët tanë. Pa votën e lirë liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur, e zbrazur.”, u shpreh ai.