Një 20-vjeçar me inicialet O. H. ka përfunduar në pranga në Durrës, pas identifikimit si autor i tre vjedhjeve të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në qytetin bregdetar. Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet për vjedhjen e celularit të babait të tij më 14 korrik, si dhe për vjedhjen e disa kabllove elektrike dhe një telefoni tjetër më 1 tetor.
Veprimet hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, çuan në kapjen e O. H. dhe vënien e tij në pranga për veprën penale të vjedhjes. “Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer vjedhje të tjera, për të cilat po vijon puna për dokumentimin e rastit,” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të jenë kryer nga 20-vjeçari.