Kryetari i PD-së, Sali Berisha u kërkoi qytetarëve që të bashkohen ditën e hënë në protestë kundër qeverisë Rama. Renditi arsyet e asaj që e cilësoi “fitores sonë”. “Ditën e hënë ora 18:00 marshim në Tiranë për të drejtat tona themelore, një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta. Kundër dhunës ndaj opozitës dhe arrestimeve politike.
Rama po bën përpjekje për të zhbërë Kosovën, për ta ndarë, për të vendosur hegjemoninë serbe në rajon, izolimin që i bëri Kosovës dhe së fundmi thikën e tmerrshme që kërkoi ti fusë vlerës më supreme që ka kombi shqiptar, tolerancës fetare dhe bashkëpunimit duke krijuar shtetin e parë islamik në Europë, njoftim që bëri që bëri në OKB ku u paraqit si Ajetollahramullahu dhe mahniti audiencën me atë që dëgjuan por që kishte qëllimet më djallëzore të vetat dhe Beogradit, mafioze të një banke dhe pasaportave diplomatike për klanet e drogës dhe krimit shqiptar dhe ndërkombëtar. Skenarin e protestës do ta merrni vesh të hënën ora 18:00” tha ai.