Shqipëria ditën e sotme ka qenë e përfshirë nga reshje shiu dhe erë të fortë. Qyteti i Pogradecit dhe fshatrat përreth kanë mbetur në errësirë sepse ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë.
Dyshohet se shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike janë bërë kushtet e vështira atmosferike ose rrufetë.
Ndërkohë po pritet një verifikim nga grupet e punës dhe ende nuk dihet kur do kthehet energjia elektrike.