Ditën e sotme për shkak të motit të keq disa qytete janë përmbytur, por situata në Vlorë është më problematike.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se janë dërguar ekipe nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.
Ata kanë dhënë mbështetje me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.
“Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut. Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim”, shkruan ministri.