-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi i parë ballë për ballë Rama-Beleri

Kryesoret

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Fredi Beleri pritet të gjendet së shpejti ballë për ballë me Edi Ramën. Sipas informacioneve të gazetës, eurodeputeti dhe kryeministri i Shqipërisë do të takohen në Tiranë në fund të muajit.

“Eurodeputeti është zyrtarisht anëtar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Komisionin Parlamentar të BE-së për Stabilizim dhe Asociim – Shqipëri.

Misioni i komisionit në fjalë është të bëjë vizita në Tiranë për të siguruar bashkëpunimin Parlamenti Evropian – Kuvendi (Parlamenti Shqiptar) dhe të nxjerrin së bashku rekomandime, ku do të konstatohen devijime nga rruga e integrimit europian të vendit.

Komiteti do të realizojë misionin e tij të parë në Shqipëri dhe si anëtar i delegacionit F. Beleri do të marrë pjesë në parlamentin shqiptar. Pa dyshim që një takim mes Ramës dhe Belerit ka shumë interes…” mbyllet shkrimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit