Shqipëria është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Si pasojë e reshjeve ka pasur probleme me qarkullimin në Durrës, Lezhë, por edhe në Tiranë. Makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura të shiut. Uji ka pushtuar rrugët.
Përmbytje në Lezhë, reshjet e dendura shkaktojnë kaos në rrugë
Në orët e vona të mbrëmjes, sipas Shërbimit Ushtarak Meteorologjik, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Ndërsa në juglindje kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.