Sot, Forca Reaguese të Aleatëve (ARF) u pa në Urën e Ibrit dhe zona të tjera të veriut të Kosovës.
NATO njoftoi se ARF është e gatshme të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor.
Oficerët e lartë të Shtabit të Korpusit të Shpejtë të NATO-s, së bashku me pjesëtarë të KFOR-it, po realizojnë aktivitete stërvitore në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut deri në mes të tetorit.
ARF është një forcë strategjike e gatshme për operacione në shumë fusha, me fleksibilitet për të reaguar shpejt në raste krizash.