-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak: BE pret përparim të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve të shkurtit 2025

Kryesoret

Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka theksuar se Bashkimi Evropian është i gatshëm për një përparim të shpejtë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të cilat do të zhvillohen në shkurt të vitit 2025.

Ai theksoi se nuk pritet ndonjë avancim para këtyre zgjedhjeve, por është i bindur se pas tyre do të hapet një mundësi për negociata të reja.

“Dua të jem realist, Kosova po shkon në zgjedhje në shkurt. BE-ja është në një proces tranzicioni. Kështu, mua mu kërkua që ta zgjas mandatin pikërisht që të garantoj vazhdimin gjatë këtij procesi.

Procesi po vazhdon, kemi pasur takime në nivel kryenegociatorësh.

Por eksperienca jonë politike dhe personale tregon se nuk mund të presësh përparim para zgjedhjeve, por po përgatitemi për përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve”, u shpreh diplomati sllovak gjatë forumit “2BS”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit