Ditën e djeshme Shqipëria u përfshi nga moti i keq. ARRSH njofton se gjatë natës intensiteti i reshjeve ka rënë duke sjellë përmirësim të motit.
Në segmentin rrugor Skurraj-Peshkopi ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, menjëherë është bërë pastrimi nga grupi i punës i ndodhur në terren.
Në segmentin rrugor Berat-Çorovodë ka pasur prani të aluvioneve dhe inerteve në trup të rrugës, është punuar për pastrimin e tyre pa penguar qarkullimin e mjeteve.
Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht.