Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku kanë humbur jetën tre persona.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka shkruar në rrjetin social “Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badocit. Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”.