Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Fier-Lushnjë, pranë pushimit të shoferit, kur dy automjete, një ‘Benz’ dhe një ‘Volkswagen’, janë përplasur.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të një manovre të gabuar në parakalim dhe mosruajtjes së distancës nga drejtuesi i ‘Benzit’, i cili lëvizte me shpejtësi të madhe. Drejtuesi i ‘Benzit’ është lënduar dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Në vendngjarje janë shkaktuar dëme materiale në të dy mjetet, ndërsa policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.