Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Milanos, Itali, pasi qëlloi me armë zjarri një 18-vjeçar gjatë një debati të ashpër në shtëpi.
Autori është partneri i nënës së të plagosurit, i cili aktualisht ndodhet në spitalin Niguarda në gjendje kritike. Policia e ndaloi sulmuesin rreth orës 4 të mëngjesit në Novate. Ai do të përballet me akuzat për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe posedim të mallrave të vjedhura.
Gjatë hetimeve, janë gjetur një gëzhojë, arma e përdorur që ishte e vjedhur, dhe 40 fishekë të kalibrit përkatës.