Reshjet e denduara të shiut kanë shkaktuar shumë dëme për familjet dhe bizneset në qytetin e Vlorës.
Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka pranuar se shkak i përmbytjeve të qytetit ka qenë kanali I ujrave të larta.
“Kanali i ujrave të larta ka probleme të mbartura ndër vite qoftë kjo dhe për shkak të investimeve të gabuara që janë bërë nga individë por dhe institucioneve që janë përqafuar dhe legalizuar. Nuk mund të them që është bërë tani, por ndër vite. Këto kanë sjellë problematikën e madhe të shkojë uji ku të shkojë aty ku duht të shkojë por ndonjëherë ka dalë jashtë kapaciteteve” tha ai.