Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka refuzuar kërkesën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për rikthimin e ish-policëve të dorëhequr në veriun e Kosovës. Ai theksoi se kjo kërkesë përbën një shkelje të ligjit dhe të vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës.
Sveçla sqaroi se dorëheqja e këtyre zyrtarëve ka pasur për qëllim pastrimin e elementeve kriminale në atë zonë.
“As që bëhet fjalë që të plotësohet kërkesa e Vuçiqit,” theksoi ai, duke theksuar se rikthimi i ish-policëve në radhët e Policisë së Kosovës është i papranueshëm.