-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi: Sot ishte hapi i parë, do paralizojmë qeverinë

Kryesoret

Luçiano Boçi u shpreh se protestat dhe mosbindja civile do të vazhdojë. “Pjesëmarrja ishte masive dhe ishte hapje sipari e mosbindjes civile.

Janë protesta që do të vazhdojnë në parlament në formatin që i kemi parë, por që do të vazhdojnë në të gjithë Shqipërinë me forma të mosbindjes civile që kanë edhe efekte paralizuese për qeverinë, që të ketë kohën që të reflektojë.

Nëse nuk ndodh, kjo pjesë e luftës tonë politike frontale do të vazhdojë deri në realizimin e objektivave.

Qëllimi ynë sot ishte që të jepnim mesazhin. Protesta e arriti qëllimin e saj. Një pjesë e qytetarëve u privuan nga puna. Sot kemi bërë hapin vendimtar për të zbuluar vendosmërinë tonë për t’u përballur me kërkesën për qeveri teknike dhe dhënien fund të burgosjeve politike.

Akoma përkëdheljet ndaj kësaj qeverie ka këtë lloj mbështetje që ndërkombëtarët nuk e shprehin por që ekziston” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit