-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dega e PD-së Vlorë denoncon përmbytjet në Prokurori për shpërdorim detyre

Kryesoret

Partia Demokratike e degës së Vlorës ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me përmbytjet në qytet, të shkaktuara nga reshjet e shiut më 4 tetor. Kryetari i degës, Atird Hoxha, deklaroi se kallëzimi është bërë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për dëmet e shkaktuara.

“Prokuroria duhet të veprojë me shpejtësi, pasi deri tani nuk kemi parë prokuror në terren,” tha Hoxha. Ai theksoi nevojën për marrjen e provave në terren dhe për hapat e nevojshëm nga institucionet shtetërore për të minimizuar dëmet.

Hoxha akuzoi se përmbytjet nuk ishin rezultat i reshjeve, por pasojë e neglizhencës dhe mosveprimit të institucioneve, veçanërisht në menaxhimin e kanalizimeve. Kallëzimi kërkon nisjen e hetimeve për të zbuluar përgjegjësinë, duke përfshirë kryebashkiakun, emergjencat civile dhe OSHEE-në.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit