Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që ishin zhvendosur nga Bashkia e Tiranës te selia e Parlamentit.
Menjëherë sapo ata u mblodhën pranë godinës ku zhvillohen seancat plenare, forcat e rendit hodhën gaz në sasi të madhe, duke shkaktuar tension dhe kaos mes turmës.
Protestuesit, të udhëhequr nga deputetët e opozitës, shprehën revoltën e tyre përmes kësaj veprimtarie.