Një fëmijë i vogël është lënduar gjatë protestës së sotme, pasi është ekspozuar ndaj gazit lotsjellës të hedhur nga policia te Bashkia.
Në videon e shpërndarë, vajza duket duke qarë, e mbytur nga gazi në afërsi të godinës së Bashkisë Tiranë. Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.