-sidi education-spot_img
21 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet në Vlorë/ Dega e PD-së kallëzim në Prokurori: Kemi fakte dhe prova, të nisin hetimet

Kryesoret

Partia Demokratike e degës së Vlorës ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me përmbytjet që ndodhën në para pak ditësh.

Kreu i Partisë Demokratike të Vlorës Atird Hoxha tha se ka depozituar në prokurori një sërë faktesh brenda për përmbytjet në Vlorë dhe kërkon që prokuroria të veprojë me shpejtësi.

“Kemi kallëzuar ku kemi bërë të qartë veprime që prokuroria të kryejë marrjen e provave në terren. Institucionet shtetërore të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të minimizuar dëmet në pronat e qytetarëve dhe të marrë përgjegjësi për dëmet. Pasi këto përmbytje nuk kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të pretenduara nga kryetari i bashkisë. Ka ardhur si neglizhencë e mos veprimit të cilin institucione duhet të kishin ndërmarrë si kanalizimet e ujërave të sipërme që ceduan gjatë 4 tetorit dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.”, shprehet Hoxha.

Ai thotë që “Nuk kemi bërë kallëzim me emra konkret. Po kërkojmë nisjen e hetimeve sa i takon shpërdorimit të detyrës. Nga kreu i bashkisë, emergjenca civile, OSHEE.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit